Dje në vendin tonë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet, ku ka mbetur i vdekur një 21-vjeçar në Drenas. Ndërsa, 23 kanë përfunduar me persona të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 300 gjoba.
Po ashtu, policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/