Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar pragun e 5 mijë viktimave në Britaninë e Madhe.
Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 439 vdekje të reja, sipas një raporti zyrtar të lëshuar sot.
“Pas rënies së numrit të rasteve për të dytën ditë rradhazi, numri i vdekjeve deri më tani është 5 373, për 51 608 raste infektimi të konfirmuara zyrtarisht”, njoftuan shërbimet shëndetësore./Gazeta Sinjali/