image Mbi 5 mijë të rinj kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vitin e kaluar

Sociale

Mbi 5 mijë të rinj kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vitin e kaluar

news image

Mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia vitin e kaluar. Kjo ndodhë për shkak se në shumicën e shtete evropiane nuk lejohet dyshtetësia. Ndërsa rreth 570 persona kanë kërkuar azil në Kosovë, ndryshe nga viti 2020 që ishin rreth 1500 persona që kishin kërkuar azil.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Liridon Neziri tregon se numri më i madh i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania dhe se sipas tij vetëm Franca dhe Zvicra nuk obligojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës.

Për vitin 2021 kemi mbi 5 mijë persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia është pasi që disa vende nga Bashkimi Evropian nuk lejojnë dy nënshtetësi për shtetasit nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian duke pasur parasysh që ne kemi një numër të madh të emigracionit, pra shtetasit tanë të cilët kanë emigrua me vite”, tha ai.

Tutje Neziri shtoi se “Tashmë ata janë integruar dhe kërkesa e tyre është ose kërkesë e këtyre shteteve është të heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës apo prej nga shtetësia prej nga vinë në mënyrë që ata të mund të fitojnë shtetësinë e atij vendi. Mosha sillet në moshë mesatare kemi të bëjmë më moshat e reja pasi që numri më i madh i atyre që tashmë heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë edhe të lindur në këto vendet e Bashkimit Evropian”.

Në Kosovë ka edhe persona që kërkojnë azil. Sipas Nezirit numri i azilkërkueseve është më i vogël në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020.

“Në krahasim me vitin 2020 në vitin 2021 ka qenë vit që jemi përballur me numër më të vogël sa i përket azil kërkueseve. Sigurisht që viti 2020 ka qenë si pasojë e pandemisë dhe mungesës së lëvizjeve që ia kanë pamundësuar emigrantëve që të lëvizin, pasi që dihet që Kosova nuk është një vend destinacioni sa i përket azilkërkueseve, Kosova është vend transit pra vetëm kalojnë nëpër Kosovë”.

“Numri i personave të cilët kanë kërkuar azil në Republikën e Kosovës për vitin 2021 është diku rreth 570 persona nuk është një numër i madh krahasim me vitin e kaluar kur kishim një numër rreth 1500 persona këtu përfshirë edhe personat që kanë kërkuar mbrojtjen ndërkombëtare apo janë ndaluar nga Policia e Kosovës si emigrantë ilegalë kemi një numër të përafërt me ata të cilët kanë kërkuar azil”, ka thënë Neziri për KP.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5 mijë e 31 vendime për lirim nga shtetësia: 4 mijë e 940 vendime pozitive dhe 91 vendime negative.

/GazetaSinjali/