image Mbi 438 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

Botë

Mbi 438 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

news image

Më shumë se 8 milionë e 90 mijë e 290 raste infektime dhe 438 mijë e 250 të vdekur janë regjistruar në 196 vende të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 3 milionë e 698 mijë e 500 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 851 vdekje të reja dhe 114 921 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 671 Brazili me 627 dhe Meksika me 439.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 221 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 377 të shëruar. 40 raste infektimi u regjistruan midis të hënës dhe të martës.

Në numër rastesh, SHBA-ja është vendi më i prekur, me 2 124 155 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 116 567 vdekje dhe 576 334 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Brazili me mbi 43 959 vdekje për 888 271 raste, Britania e Madhe me 41 969 vdekje për 298 136 raste Italia me 34 405 vdekje për 237 500 raste dhe Franca me 29 547 të vdekur për 194 217 raste.

Europa – 2 435 017 raste (188 834 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 2 223 581 raste (124 826 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 700 029 raste (81 328 viktima).

Azia – 887 731 raste (24 105 viktima).

Lindja e Mesme – 581 117 raste (12 234 viktima).

Afrika – 254 085 raste (6 792 viktima).

Oqeania – 8 739 raste (131 viktima)./Gazeta Sinjali/