image Mbi 4 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 4 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

8 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 4 mijë e 704 mostra, prej të cilëve kanë rezultuar 88 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Kurse, numri i rasteve aktive është 4 mijë e 800 dhe në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë të infektuar nga COVID-19. /Gazeta Sinjali/