Më shumë se 340 mjekë dhe infermierë vijojnë të jenë në terren, në mënyrë që shërbimi ndaj banorëve të prekur nga tërmeti, të ofrohet pa ndërprerje, duke u kujdesur për secilin prej tyre.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë kryer 5600 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti.
Ndërkaq, 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në njësitë akomoduese ku janë sistemuar dhe në pikat e emergjencës.
Sipas Manastirliut, deri tani, më shumë se 1500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit./Gazeta Sinjali/