image Mbi 34 mijë të vdekur nga koronavirusi në Itali, Prokuroria e merr në pyetje kryeministrin

Botë

Mbi 34 mijë të vdekur nga koronavirusi në Itali, Prokuroria e merr në pyetje kryeministrin

news image

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali. Në 24 orët e fundit u raportuan 393 raste të reja, pak më shumë se një ditë më parë. Rajoni i Lombardisë vijon të jetë më shqetësuesi, pasi mbi 70% e të infektuarve të rinj u regjistruan aty. Mbrojtja Civile bëri me dije se në 24 orët e fundit humbën jetën dhe 56 pacientë.

Autoritetet shëndetësore nuk përjashtojnë mundësinë e një vale të dytë infeksioni nga Covid-19, por theksojnë se janë të gatshëm ta përballojnë. Pavarësisht këtij rreziku, Italia do të vazhdojë me planin e saj për rihapjen graduale të ekonomisë së vendit.

Në fazën e tretë do të kthehen në aktivitet kinematë, duke filluar nga 15 qershori, por me norma të rrepta sigurie. Ndërkohë, drejtësia vijon hetimet ndaj qeverisë për menaxhimin e emergjencës shëndetësore. Për 3 orë, prokuroria e Bergamos ka marrë në pyetje kryeministrin, Giuseppe Conte, lidhur me mos përcaktimin si zona të kuqe të Nembros dhe Alzano Lombardos.

Ata dëshirojnë të kuptojnë nëse i takonte qeverisë apo rajoneve shpallja e zonave të kuqe dhe nëse ka përgjegjësi penale për këtë. Conte tha pas marrjes në pyetje se informoi prokurorët në detaje dhe se ka vepruar gjithmonë bazuar në këshillat e shkencëtarëve dhe ekspertëve të fushës si dhe me ndërgjegje./Gazeta Sinjali/