image Mbi 30 të vrarë në një xhami në Afganistan

Botë

Mbi 30 të vrarë në një xhami në Afganistan

news image

Të paktën 33 vetë u vranë dhe 43 u plagosën në një sulm në një xhami dhe shkollë fetare në Afganistanin verior gjatë lutjeve të premten, më 22 prill. Shumë prej tyre janë studentë, tha një zyrtar taliban.

Zaibulah Mujahid, zëvendësministri i Kulturës dhe Informacionit taliban, tha se sulmi ndodhi në qytetin Imam Saheb në provincën Kunduz dhe se talibanët e dënuan krimin dhe shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për viktimat.

Sulmi i sotëm është i fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë Afganistanin.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega afgane e të ashtuquajturit Shteti Islamik mori sot përgjegjësinë për një seri bombash të kryera një ditë më parë, raporton REL.

Sulmi më i rëndë ishte në një xhami shiite në veri të Maraz-e-Sharif, ku të paktën 12 besimtarë shiitë u vranë dhe dhjetëra u plagosën.

/GazetaSinjali/