image Mbi 30 pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës për shkak të COVID-19 - Sinjali

Mbi 30 pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës për shkak të COVID-19

news image

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të  Kosovës në trajtim janë 35 pacientë, 12 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 23 të tjerë post-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga ShSKUK.

Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacinetë;

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;

Spitali i Pejës, 4 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 1  pacient./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin