image Mbi 30 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Botë

Mbi 30 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

news image

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 30.036.868 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.828.301.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5.118.253), Brazili (4.421.686), Rusia (1.079.519), Peru (744.400), Kolumbia (736.377), Meksika (680.931), Afrika e Jugut (653.444), Spanja (614.360), Argjentina (589.012), Kili (439.287 dhe Turqia me 296.391 raste.

Deri më tani, 945 mijë e 92 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.

Ndërkohë, 21.804.030 milionë njerëz janë shëruar ndërsa 7.287.746 është numri i rasteve aktive.

/Gazeta Sinjali/