image Mbi 30 milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus

Botë

Mbi 30 milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus

news image

Së paku 30 milionë e 3 mijë e 378 persona në botë janë infektuar me COVID-19.

Kështu njofton Johns Hopkins University, sipas të cilit, këto të dhëna përfshijnë rastet e së enjtes të regjistruara anembanë botës.

Kjo shifër u shënua nëntë muaj pas regjistrimit të rastit të parë me virusin korona në Wuhan të Kinës.

Në mbarë botën si pasojë e këtij virusi kanë ndërruar jetë deri tash 943 mijë e 203 persona./Gazeta Sinjali/