Turqia veçse ka arritur në pikën e rrëzikshme ku numri i të infektuarve brenda 24 orëve ka shkuar në 3 mijë e 13. Ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 është 23 mijë e 934.
Autoritetet turke gjithashtu njoftuan për 76 të vdekur tjerë nga koronavirusin, që e çuan në 501 numrin e përgjithshëm të viktimave nga kjo pandemi.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka bërë të ditur se mbi 3 mijë raste të reja që u shënuan brenda një dite.
Deri më tani, 786 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe janë kthyer në shtëpi, ndërsa 1 mijë e 311 janë nën kujdes intensiv. Trajtimet e të sëmurëve kanë rezultuar me sukses, duke bërë që të ketë më shumë të shëruar.
Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar 19 mijë e 664 testime, ndersa numri i përgjithshëm i testimeve për coronavirus deri më tani është 161 mijë e 380./ Gazeta Sinjali/