image Mbi 275 mijë të prekur, rreth 11 mijë 400 të vdekur nga koronavirusi në botë

Botë

Shëndetësi/ Mbi 275 mijë të prekur, rreth 11 mijë 400 të vdekur nga koronavirusi në botë

news image

Timori Lindor është vendi i fundit që ka raportuar rastin e parë me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë tha se pacienti paraqiste pak rrezik për të tjerët, pasi ai menjëherë u këshillua me mjekët kur iu shfaqen simptomat e koronavirusit.

Ndërkohë sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në gjithë botën janë 275 mijë e 434 raste të konfirmuara, të shëruar janë raportuar 88 mijë e 256 raste, ndërkaq nga sëmundja Covic-2 që e shkakton virusi Sars-Cov-19 kanë vdekur 11 mijë e 399 persona.

Në Kosovë numri i të infektuarve që janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore, ka arritur në 24 persona.

Ndërkaq, në vendin tonë numërohen tashmë 70 pacientë të infektuar dhe 2 viktima. /Gazeta Sinjali/