Më shumë se 2500 persona që jetojnë jashtë Kosovës, kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë kosovare, transmeton Sinjali.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i tyre për shtatë muaj ka arritur 2569.
Kurse vitin e kaluar hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës 5481 persona.
Ndërsa numri i personave që kanë kërkuar shtetësi të Kosovës gjatë këtij viti (janar-korrik), arrin në 301, sipas statistikave të MPB-së.