image Mbi 23 mijë qytetarë votuan sot në Vushtrri, Tahiri: Deri në orën 19:00 presim të dalin më shumë sesa gjatë 2019-ës - Sinjali

Mbi 23 mijë qytetarë votuan sot në Vushtrri, Tahiri: Deri në orën 19:00 presim të dalin më shumë sesa gjatë 2019-ës

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka folur për Gazetën Sinjali lidhur me procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në këtë komunë.

Xhaferi tha se nuk janë njoftuar për ndonjë parregullsi që ka ndodhur në ndonjë qendër të votimit në këtë komunë.

Ai tha se të gjitha rrugët janë pastruar dhe se ngrohjet në të gjitha qendrat e votimit kanë qenë funksionale.

Sipas KQZ-së, deri më tani në Vushtrri kanë votuar 23 mijë e 539 qytetarë.

“Ka qenë një proces i qetë i cili ka shënu një pjesëmarrje të mirë të qytetarëve. Komuna në ndërkohë ka përgatitur shkollat së bashku me KQZ-në dhe secila shkollë ka pasë ngrohje. Në anën tjetër, kompanitë e pastrimit kanë pastruar rrugët dhe të gjitha rrugët e qytetit dhe në fshatra kanë qenë të lira dhe kanë mundur të votojnë, pa pengesë. Nuk jemi të njoftuam për ndonjë incident ose parregullsi dhe dua t’i uroj qytetarët e Vushtrrisë për një proces të qetë dhe demokratik dhe t’i falënderoj për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje, përkundër kushteve atmosferike. Kemi pjesëmarrje me shifra të vitit 2019 edhe këtë orë pritet që të kalohet shifra e vitit 2019”, tha Tahiri për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin