image Mbi 23 mijë persona janë testuar për koronavirus deri më sot në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 23 mijë persona janë testuar për koronavirus deri më sot në Kosovë

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar 96 raste të reja me koronavirus nga 207 mostrat që u testuan, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, nga 8 shkurti deri sonte në Kosovë janë testuar gjithsej 23 mijë e 137 persona të dyshimtë për koronavirus.

Nga të gjitha mostrat e testuar deri më sonte 2 mijë e 590 rezultuan pozitiv me COVID-19.

Prej tyre, 1 mijë e 394 janë shëruar, derisa 48 të tjerë të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/