Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 22 mijë e 245 qytetarë të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Ministrisë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve deri më tani ka arritur në 666 mijë e 476.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër viktima dhe nga 11 mijë e 814 testime, 2 mijë e 250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341. /GazetaSinjali/