image Mbi 21 mijë vaksina në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 21 mijë vaksina në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 21 mijë e 719 doza të vaksinës anti-COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 729 mijë e 554 doza të vaksinës, përderisa 224 mijë e 235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kujtojmë se përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 vdekje nga COVID-19 dhe 1 mijë e 901 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. /GazetaSinjali/