image Mbi 200 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, qindra qytetarë po presin rezultatet e testit

Shëndetësi

Mbi 200 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, qindra qytetarë po presin rezultatet e testit

news image

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kjo komunë i ka bërë të gjitha përgatitjet sipas planit kontingjent për furnizim me ushqim dhe barëra për familjet me gjendje të rëndë sociale, në kuadër të kujdesit për përballimin e fazës së dytë të COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në mbledhjen e bordit të drejtorëve është diskutuar për masat e reja antiCOVID-19, që sipas tij do të zbatohen në përputhje me vendimin qeveritar.

Ai ka treguar edhe për gjendjen me koronavirus në qytetin e Gjilanit.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Gjilan është si vijon: 1467 të infektuar në total, 1182 të shëruar, 48 të vdekur, 237 raste aktive, 21 të hospitalizuar dhe 208 mostra në pritje për rezultat”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Haziri ka bërë apel te qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve kundër përhapjes së virusit, siç është mbajtja e maskës, ruajtja e distancës sociale dhe pastrimi i duarve. /Gazeta Sinjali/