image Mbi 20 pacientë post-COVID po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Mbi 20 pacientë post-COVID po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 12 pacientë me koronavirus dhe 23 post-COVID po trajtohen në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme.

Prej tyre bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka asnjë pacient në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 8 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë” thuhej në një postim në Facebook të ShSKUK-së.

Tutje, njoftohet se më së shumti pacientë po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, pesë, në atë të Pejës janë të shtrirë katër pacientë dhe një është në Spitalin e Ferizajt./GazetaSinjali/