image Mbi 20 milionë të infektuar me koronavirus në mbarë botën

Botë

Mbi 20 milionë të infektuar me koronavirus në mbarë botën

news image

Numri i të infektuar me COVID-19 në botë ka kaluar shifrën 20 milionë. Sipas “worldometers”, aktualisht të infektuar janë 20.023.522 persona në botë.

Si pasojë e koronavirsit, deri tash në mbarë botën kanë vdekur 733.995 persona, ndërsa të shëruar janë afër 13 milionë pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë listës së të infektuarave më koronavirus. Në këtë shtet janë shënuar 5.2 milionë raste dhe mbi 165 mijë të vdekur.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë shënuar 10.247 raste pozitive me koronavirus, kurse kanë vdekur 327 pacientë. /Gazeta Sinjali/