Mbi 20 milionë persona në Britaninë e Madhe deri më tash kanë marrë së paku një dozë të vaksinës antiCOVID, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ministrit të Shëndetësisë në Britani, Mat Hancock, kjo është një arritje e madhe për vendin, dhe sipas tij rruga e vetme për të shpëtuar nga virusi është vaksina antiCOVID.
”Është një arritje madhështore për vendin tonë. Vaksina është rruga jonë për të dalë. Kur të merrni një telefonatë, vaksinohuni”, shkroi ndër të tjera Hancock në Twitter.
Britania e Madhe ka filluar programin më të shpejtë të vaksinimit në Evropë dhe është e para në kontinent sa i përket numrit të vaksinuarve për milion dhe për 100 banorë./Gazeta Sinjali/