image Mbi 20 mijë vaksina të dhëna kundër COVID-19

Shëndetësi

Mbi 20 mijë vaksina të dhëna kundër COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 20 mijë e 346 doza të vaksinës antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton MSH-ja, prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 901 mijë e 13 doza të vaksinës.

Deri më sot me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, janë vaksinuar 306 mijë e 287 qytetarë.

Kujtojmë se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 raste të vdekjes dhe nga 10 mijë e 609 testime, 1 mijë e 278 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Numri i rasteve aktive është 26 mijë e 534, ndërkaq sot janë shëruar 1 mijë e 248 qytetarë. /GazetaSinjali/