image Mbi 2 mijë viktima nga tërmeti në Maroko, reagon Kurti: Lajm i tmerrshëm

Sociale

Mbi 2 mijë viktima nga tërmeti në Maroko, reagon Kurti: Lajm i tmerrshëm

news image

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka reaguar pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.2 që goditi Marokun në orët e vonshme të premten, ku sipas informacioneve të deritanishme, mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën, e që dyshohet se numri mund të rritet ndjeshëm.

Kurti ka shprehur mbështetjen e Kosovës për të prekurit e tërmetit, teksa lajmin e ka cilësual si të tmerrshë.

“Lajm i tmerrshëm për tërmetin e Marokut dhe humbjet shkatërruese që ka sjellë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të cilët janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/