image Mbi 2.7 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në botë

Botë

Mbi 2.7 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në botë

news image

Më shumë se 6.440.940 raste infektimi dhe 382.016 të vdekur janë regjistruar sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 2.768.700 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4.753 vdekje të reja dhe 120.242 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1.262 SHBA me 1.052 dhe Meksika me 470.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83.021 raste, përfshirë 4.634 vdekje dhe 78.314 të shëruar. 1 rast infektimi u regjistrua midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1.841.471 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 106.696 vdekje dhe 463.868 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 39.728 vdekje për 279.856 raste, Italia me 33.601 vdekje për 233.836 raste Brazili me 31.199 vdekje për 555.383 raste dhe Franca me 29.021 të vdekur për 188.674 raste.

Europa – 2.201.170 raste (180.875 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1.933.881 raste (114 154 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1.104.571 raste (55.010 viktima).

Azia – 598.331 raste (17.391 viktima).

Lindja e Mesme – 434.110 raste (9.900 viktima).

Afrika – 160.282 raste (4.555 viktima).

Oqeania – 8.599 raste (131 viktima)./ Gazeta Sinjali/