image Mbi 19 vaksinime për një ditë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 19 vaksinime për një ditë në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se janë testuar 5 mijë e 798 mostra të dyshimta, prej të cilave 173 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Kurse, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19 mijë e 193 persona kundër virusit korona. Kurse deri më tani me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 727 mijë e 283 persona, kurse 439 mijë e 723 me të dyja dozat.

Në vendin tonë janë 9 mijë e 764 raste aktive, kurse në 24 orët e fundit janë shëruar 2 mijë e 261 persona. /Gazeta Sinjali/