Janë konfirmuar edhe 181 të vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe.
Këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale në këtë shtet.
Sipas këtij departamenti, këto raste e kanë çuar në 41 mijë e 662 numrin total të vdekjeve nga koronavirusi.
Vdekjet në Britani kanë ndodhur në spitale, shtëpi kujdesi dhe në komunitet./Gazeta Sinjali/