image Mbi 180 mijë të vdekur, koronavirusi prek 210 vende

Botë

Pandemia/ Mbi 180 mijë të vdekur, koronavirusi prek 210 vende

news image

Sipas të dhënave më të fundit, numri i vdekjeve nga Covid-19 në botë është 182 mijë e 151 dhe, deri më tani, janë konfirmuar gjithsej 2 milionë e 609 mijë e 100 raste të pacientëve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, 53 mijë e 340 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në të gjithë botën, transmeton Gazeta Sinjali.

Një total prej 714 mijë e 199 njerëzve janë rikuperuar dhe për momentin ka 1 milion e 712 mijë e 750 raste aktive, nga të cilat 97 për qind me gjendje të moderuar klinike dhe pesë për qind me gjendje të vështirë ose shumë të vështirë.

Deri më tani, epidemia ka prekur 210 shtete dhe territore në botë, me numrin më të lartë në SHBA me 829 mijë e 392 dhe 46 mijë e 114 vdekje, pasuar nga Spanja me 208 mijë e 389 pacientë, Italia me 187 mijë e 327, Franca 159 mijë e 877, Gjermania me 149 mijë e 528, Mbretëria e Bashkuar 133 mijë e 495, Turqia me 98 mijë e 674, Irani me 85 mijë e 996 pacientë./GazetaSinjali/