image Mbi 18 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

Botë

Mbi 18 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

news image

Numri i personave të prekur me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar mbi 18 milionë, mes të cilëve 688 mijë e 939 kanë humbur jetën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe vendi me numrin më të lartë të personave të infektuar dhe personave që kanë humbur jetën. Deri më tani në SHBA janë konfirmuar 4 milionë e 764 mijë e 318 raste dhe 157 mijë e 898 kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri. I dytë në botë si vendi më i prekur nga Covid-19 është Brazili me  2.7 milionë raste dhe India me rreth 1.7 milionë prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë media ruse njoftoi se Moska po përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi masiv kundër koronavirusit në shtator ose tetor. Njoftimet i referohen burime sipas të cilave vaksina është zhvilluar në një institucion kërkimor shtetëror./Gazeta Sinjali/