image Mbi 18 mijë veta nënshkruajnë peticionin që t'i hiqet “Nobeli” Peter Handke

Art & Dizajn

Kundërshtimi/ Mbi 18 mijë veta nënshkruajnë peticionin që t’i hiqet “Nobeli” Peter Handke

news image

Për Peter Handke, dita e djeshme ishte shumë e veçantë. Ai e fitoi çmimin Nobel për letërsi.

Por shqiptarët në veçanti por edhe të tjerët në përgjithësi nuk e pranuan aspak mirë përzgjedhjen e Akademisë Suedeze. Dje ka nisur një peticion online për t’ia hequr këtë çmim shkrimtarit austriak. Atë e kanë nënshkruar më shumë se 18 mijë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Për peticionin ka një arsye. Në vitin 2006, kur Sllobodan Millosheviqi ndërroi jetë, Handke u shpreh i mallëngjyer: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviqit”.

Siç dihet, Millosheviqi u akuzua për gjenocid dhe krime të tjera, e për këtë u gjykua derisa vdiq.

Handke konsiderohet si një shkrimtar i shquar, me stil të veçantë prozaik, por krahas saj Handke njihet në mbarë botën për mbrojtjen e vazhdueshme për kriminelin serb. Kjo edhe e bën shkrimtar shumë kontrovers.

Opinioni u befasua dje kur Akademia Suedeze ia ndau çmimin prestigjioz “Nobel” për arritjen në fushën e letrave – pikërisht këtij autori kontrovers. /Gazeta Sinjali/