image Mbi 17 mijë e 400 punëtor të arsimit të vaksinuar

Arsim

Mbi 17 mijë e 400 punëtor të arsimit të vaksinuar

news image

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, tha se sipas të dhënave të datës 6 gusht, janë vaksinuar 17 mijë e 483 punëtor të arsimit dhe 12 mijë e 395 studentë.

“Sipas të dhënave të datës 6 gusht të premtes së kaluar janë gjithsej 17 mijë e 483 punëtor të arsimit të vaksinuar dhe 12 mijë e 395 studentë të vaksinuar”, tha Nagavci.

Ajo tha se janë në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve që fillimi i vitit shkollor t’i gjej mësimdhënësit e vaksinuar.

“Në lidhje me këtë jemi në bashkëpunim me MSh dhe IKShPK dhe me sindikatën e mësimdhënësve, përfaqësues të drejtorive komunale në mënyrë që fillimi i vitit shkollor të na gjej me mësimdhënës të vaksinuar”, tha Nagavci.

/Gazeta Sinjali/