Organizata joqeveritare e akredituar për numërimin e votave nga diaspora “GERMIN”, ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket procesit të numërimit të votave, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, deri më tash janë hapur mbi 34 mijë fletëvotime nga diaspora, prej të cilëve 57 mijë e 568 janë verifikuar.
Po ashtu, bëhet e ditur se nga fletëvotimet e hapura nga shtetet e jashtme, 41 mijë e 280 janë aprovuar kurse 16 mijë e 288 janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor./Gazeta Sinjali/