image Mbi 150 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale

Shëndetësi

Mbi 150 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale janë 158 pacientë që po marrin trajtim mjekësor, prej tyre 124 të konfirmuar me COVID-19.

ShSKUK ka njoftuar se në oksigjeno-terapi janë 50 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë katër pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 37 pacientë,

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid,

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë,

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë,

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë,

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë,

Spitali i Pejës, 5 pacientë,

Spitali i Prizrenit,3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./GazetaSinjali/