image Mbi 130 mijë mërgimtarë erdhën në Kosovë në tri javët e para të korrikut

Kosovë

Mbi 130 mijë mërgimtarë erdhën në Kosovë në tri javët e para të korrikut

news image

Për tri javët e para të këtij muaji 132,295 persona kanë hyrë në Kosovë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Po ashtu janë regjistruar 55,626 dalje duke bërë që në total për këtë periudhë të ketë 187,921 udhëtarë që kanë hyrë e kanë dalë nga vendi, njofton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, deklaroi se këtë fluks udhëtarësh presin ta kenë edhe në javët në vazhdim.

“Ne presim një trend të njëjtë edhe gjatë ditëve në vijim, po ashtu edhe gjatë sezonit, sa i përket muajit korrik që nga data 1 deri me datën 30 korrik kemi pasur diku rreth 187 mijë udhëtarë në total”, tha Gara.

“Gjithmonë në ANP, fluksin më të madh e kemi pasur ditën e shtunë apo vikendin më të ngarkuar se sa ditët paraprake, kryesisht është dita e shtunë më pas pasohet nga dita e mërkurë”, deklaroi ajo për Kp.

Sa i përket respektimit të masave antiCOVID, Gara është shprehur se kujdeset Policia e Kosovës.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Përjashtim bëjnë personat që hyjnë transit në Kosovë, ata që kanë certifikatë të vaksinimit të plotë kundër Covid-19, ata me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave –IgG, të lëshuar më së shumti 30 ditë para mbërritjes si dhe fëmijët nën moshën 22 vjeç.

/GazetaSinjali/