image Mbi 12 milionë të infektuar me koronavirus në 188 shtete, më shumë se 565 mijë të vdekur

Botë

Mbi 12 milionë të infektuar me koronavirus në 188 shtete, më shumë se 565 mijë të vdekur

news image

Rastet e reja me koronavirus në gjithë botën janë duke vazhduar të rriten, në kohën kur një vaksinë kundër saj ende nuk është zbuluar.

Më shumë 565 mijë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, teksa 12.7 milionë banorë veçse janë infektuar në 188 shtete të botës.

Ndërkaq, 7.1 milionë banorë janë shëruar nga koronavirusi.

Pesë shtetet me më së shumti raste infektimi, janë SHBA-ja, me 3,247,782 raste, Brazili me 1,839,850, India me 849,522 raste, Rusia me 726,036 raste dhe Peruja me 322,710 raste të reja me COVID-19.

Edhe Kosova, nuk qëndron mirë sa i përket numrit të rasteve të reja brenda 24 orëve, deri më tani janë 2 mijë e 387 raste aktive me COVID-19./ Gazeta Sinjali/