image Mbi 12 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 12 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 12 mijë e 5 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 419 mijë e 979 doza të vaksinës anti-COVID-19.

Ndërkaq me dozën e dytë të kësaj vaksine deri më tani janë vaksinuar 598 mijë e 551 qytetarë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa nga 2 mijë e 370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 033.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht është 1 mijë e 335./GazetaSinjali/