image Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 19 persona si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë shënuar edhe 279 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

MSH-ja gjithashtu ka njoftuar se në vendin tonë brenda një dite janë kryer 6 mijë e 97 testime kurse janë shëruar 1 mijë e 269 persona.

Ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 12 mijë e 464. MSH-ja njëkohësisht ka njoftuar se 18 mijë e 960 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

Kurse, deri më sot numri i dozave të administruara është 1.129.250. /Gazeta Sinjali/

No photo description available.