Të hënën do të dorëzohen mbi 12 nënshkrime institucioneve shtetërore për vendosjen e shtatores Adem Jashari në kryeqytet.
E nëse një kërkesë e tillë nuk përfillet atëherë mund të vendoset në mënyrë vetjake.
Kështu janë zotuar iniciuesit e këtij Peticioni “Plisat”.
Megjithatë për ta vendosur shtatoren e komandantit legjendar në kryeqytet nevojiten edhe disa procedura të tjera.
Nga Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale kanë treguar që kjo iniciativë do të duhej të ishte shtetërore e jo vetjake.
Zogaj për T7 thotë që megjithatë e përkrahin iniciativën HJU e grupit “Plisat”, ndërsa tregon se kush është fajtori për mungesën e kësaj shtatore në Prishtinë.
Premtime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet kanë dhënë edhe kandidatët për kryetar të kësaj komune, nga AAK dhe nga partia Fjala.