image Mbi 100 viktima pas vërshimeve në Brazil

Botë

Mbi 100 viktima pas vërshimeve në Brazil

news image

Të paktën 117 persona kanë vdekur në qytetin brazilian, Petropolis, si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në mesin e viktimave janë edhe 13 fëmijë, kanë raportuar mediat lokale.

Autoritetet lokale kanë aktivizuar më shumë se dhjetëra alarme për të paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm edhe në mbrëmjen e së enjtes.

Ekipet e shpërthimit kanë ndalur kërkimet për personat e zhdukur për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve tjera të dheut.

Policia ka thënë se 116 persona janë ende të zhdukur.

Të martën, Petropolis është përballur me më shumë se gjashtë orë reshje, raporton REL.

Guvernatori shtetëror, Claudio Castro ka thënë Petropolis është përballur me shiun më të ashpër prej vitit 1932.

Dhjetëra shtëpi janë mbuluar me baltë.

Më 2011, më shumë se 900 persona kanë vdekur si pasojë e një stuhie në rajonet malore të Rio de Zhaneiros, ku përfshihet edhe Petropolis.

Ajo është konsideruar katastrofa më e madhe natyrore që ka ndodhur ndonjëherë në Brazil.

/GazetaSinjali/