image Mbi 100 viktima në luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Botë

Mbi 100 viktima në luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

news image

Është shënuar dita e pestë që nga fillimi i luftës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë që po zhvillohet në zonën e Karabahut të Sipërm, transmeton Gazeta Sinjali.

Deri më tani nuk është shfaqur asnjë shenjë se njëra nga palët do të tërhiqet mbrapsht nga këto veprime.

Ndërkohë, që janë raportuar më shumë se 100 viktima në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Karabahut.

Presidenti i Azerbajxhanit në një deklaratë për media, u shpreh se ata nuk kanë ndërmend të heqin dorë.

“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin gjatë viteve 1988-1994, megjithatë është ende e paqartë se çfarë i ka shkaktuar veprimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.

Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.

Ndërkohë që ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u bëri propozim qeverive që të jetë ai në krye të dialogut, qeverive të dy vendeve që pretendojnë zonën, Azerbajxhanin dhe Armeninë. /Gazeta Sinjali/