Vetëm 137 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 mijë e 932 qytetarë.
Kurse gjatë kësaj kohe janë testuar 2 mijë e 672 qytetarë, 19 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Brenda këtyre orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus, derisa janë shëruar 8 të infektuar.