image Mbi 100 mijë viktima në Afganistan për 10 vjet

Botë

Botë/ Mbi 100 mijë viktima në Afganistan për 10 vjet

news image

Konflikti afgan ka shkaktuar më shumë se 100 mijë viktima civile, të vrarë dhe plagosur për 10 vjet, ka njoftuar zyrtari i misionit të OKB-së në Afganistan.

“Lufta në Afganistan vazhdon të shkaktojë një numër të lartë viktimash”, theksoi Tadamichi Yamamoto në sfondin e vazhdimit të konfliktit mes talebanëve dhe qeverisë afgane, mbështetur nga forcat amerikane.

“Humbjet civile kanë tejkaluar numrin e 100 000 viktimave vetëm në 10 vitet e fundit”, shtoi shefi i Manuas duke shprehur trishtimin e thellë.

Misioni i OKB-së, që nuk ka dhënë detaje për këtë shifër, ka bërë një numërim sistematik të viktimave civile që prej vitit 2009.

Ai publikon raporte tremujore të detajuara për këtë çështje. OKB njoftoi në mes të tetorit se një rekord ishte vendosur në tremujorin e tretë 2019 me 1 174 civilë të vrarë dhe 3 139 të plagosur./Gazeta Sinjali/