image Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në botë për 24 orë

Botë

Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në botë për 24 orë

news image

102 mijë raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në botë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur në faqen botërore të statistikave worldometers.info.
Sipas kësaj faqe, 73 milionë e 284 mijë e 174 persona janë infektuar me këtë virus në botë.

Ndërsa, 1 milionë e 630 mijë e 307 persona kanë vdekur si pasojë e tij dhe 51 milionë e 425 mijë e 757 persona janë shëruar nga ai.
20 milionë e 228 mijë e 110 raste thuhet të jenë aktive me këtë virus në botë, nga të cilat 106 mijë e 449 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në të gjitha shtetet deri tani janë kryer mbi 220 milionë testime për këtë virus.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 46 mijë e 909 raste nga 164 mijë e 548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 203 raste të vdekjes.

Është bërë e ditur se në 24 orët e fundit numri i personave të shëruar është 555 derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 34 mijë e 155 taste.

/Gazeta Sinjali/