image Mbi 10 milionë euro, Bordi i RTK-së aprovon buxhetin për vitin 2022

Kosovë

Mbi 10 milionë euro, Bordi i RTK-së aprovon buxhetin për vitin 2022

news image

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka aprovuar buxhetin për këtë vit, në vlerë prej 10,537,000.

Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të bordit, pas analizave dhe diskutimeve.

“Sipas detyrimeve ligjore, Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar projektbuxhetin vjetor duke siguruar që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare.

Vendimi për aprovimin e buxhetit ka ardhur pas një sërë analizash dhe diskutimesh në mes të Bordit të RTK-së si organ kolegjial-drejtues i transmetuesit publik dhe menaxhmentit të transmetuesit publik, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve në përputhje me mundësitë aktuale buxhetore”, thuhet në komunikatën e bordit.

Kujtojmë se më 19 janar, bordi i RTK-së e ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm, Ngadhnjim Kastratin.

/GazetaSinjali/