image Kriza energjetike/ Qeveria ndan edhe 10 milionë euro tjera për rrymën - Sinjali

Kriza energjetike/ Qeveria ndan edhe 10 milionë euro tjera për rrymën

news image

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas njoftimit, këto mjete shkojnë për masën 3.7 – mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Qeveria ka ndarë edhe 75 milionë euro të tjera për rrymën së fundmi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin