Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë periudhës 20-26 shtator janë administruar gjithsej 10 mijë 110 targa të përkohshme, transmeton Gazeta Sinjali.
MPB-ja ka njoftuar se këto targa janë lëshuar në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë.
Postimi i plotë
Gjatë periudhës 20 – 26 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.