image Mbi 1 milion vaksinime janë kryer në Shqipëri

Shqipëri

Mbi 1 milion vaksinime janë kryer në Shqipëri

news image

Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në Shqipëri janë kryer 1,238,036 vaksinime, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e cila njëkohësisht ka shtuar se vetëm gjatë ditës së enjte janë kryer 8,632 vaksinime.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grup-moshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar në Shqipëri.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

/Gazeta Sinjali/