image Mbi 1 mijë kandidatë kanë aplikuar për studentë të rinj në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan

Arsim

Mbi 1 mijë kandidatë kanë aplikuar për studentë të rinj në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

news image

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 1 mijë aplikantë për t’u regjistruar në studimet themelore Bachelor dhe në studimet pasdiplomike – Master, deri sot, kur edhe është mbyllur konkursi. Në bazë të statistikave, fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet Bachelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Menaxhim dhe Ndërmarrësi, Fakultetin e Shkencave Aplikative programi Matematikë Arsimore dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike  do të regjistrojë 780 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe komunitetet jo-shumicë.

Derisa për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2020/2021, Universiteti “Kadri Zeka”  do të regjistrojë 100  studentë të rregullt, për programet  E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Xhevdet Thaqi, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. 

“Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Prorektori Thaqi.

Detajet mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm. /Gazeta Sinjali/

https://www.uni-gjilan.net/lajmet/universiteti-kadri-zeka-ne-gjilan-mbylli-konkursin-per-pranimin-e-studenteve-te-rinj-per-studimet-ba-dhe-ma/?fbclid=IwAR3V4-rfxnqeVArg42PD-Wqe5ATWe-vjm795pJ0qtXIrRI4daMQFMXHdLmU