image Mbi 1 mijë raste të dhunës në familje gjatë 2020-ës

Siguri

Mbi 1 mijë raste të dhunës në familje gjatë 2020-ës

news image

Mbi 1 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 2020-ës.

Policia e Kosovës në një deklaratë për Gazetën Sinjali, ka thënë se dhuna në familje mbetet fenomen që nuk po zbutet në shoqërinë kosovare, porse trajtimi i tyre ka bërë që të rritet sensibilizimi i qytetarëve që ato të raportohen në Polici.

Raportimet e rasteve të dhunës në familje kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit. Gjatë 2017-s janë raportuar 1269 raste, gjatë 2018-s u raportuan 1541 raste, gjatë 2019-s 1915 raste ndërkaq më 2020, 1731 raste të dhunës në familje. Policia në vazhdimësi në forma të ndryshme ka apeluar që këto raste të raportohen”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Sinjali ka kërkuar të dhëna edhe për aksidentet gjatë këtij viti. Sipas Policisë, gjatë 2020-s janë regjistruar 11 mijë e 976 aksidente. Prej tyre, 67 kanë qenë fatale nga ku kanë vdekur 72 persona ndërsa aksidente me të lënduar janë regjistruar 4711, prej të cilave 8814 persona kanë marrë lëndime trupore.

Policia gjithashtu shton se aksidentet shënohen më së shumti kur ka frekuentim të madh të veturave, që kryesisht ndodhin herët në mëngjes dhe pas përfundimit të orareve, kryesisht pas orës 16:00.

/Gazeta Sinjali/