image Mbi 1 mijë pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës, 83 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Mbi 1 mijë pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës, 83 në gjendje të rëndë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në ShSKUK trajtim mjekësor po marrin 1233 pacientë, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1038 me oksigjenoterapi dhe 83 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në  klinikave COVID-19,  të QKUK-së, në trajtim janë 436  pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19,  368  me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë,  684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 163 pacientë

Spitali i Gjakovës, 113 pacientë

Spitali i Pejës, 220 pacientë

Spitali i Gjilanit, 128 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 58 pacientë

Spitali i Ferizajt, 85 pacientë. /Gazeta Sinjali/